Një i vdekur dhe një i plagosur pas të shtënave në një kafene në Mannheim
Policia arrestoi një të dyshuar pak pas të shtënave. Edhe policia qëlloi gjatë arrestimit.
Të shtënat pasuan një përplasje në një kafene në qendër të Mannheimut, vonë mbrëmjen e së mërkurës, 11 nëntor. Një person vdiq dhe një tjetër u plagos.
I dyshuari iku në këmbë dhe u arrestua pak më vonë. Ai dhe personi i plagosur në kafene morën ndihmë mjekësore. Policia kriminale e landit mori përsipër hetimin.














































