Tre persona në paraburgim pas sekuestrimit të drogës në Halmstad
Përditësuar ·Policia gjeti këtë javë një sasi të madhe droge në një adresë në Halmstad. Mes tre të dyshuarve është një artist dhe influencues me qindra mijëra ndjekës.
Të tre u arrestuan në atë adresë. Pasditen e së enjtes, më 12 nëntor, u vendosën në paraburgim nën dyshimin për një vepër të rëndë penale lidhur me drogën.
Televizioni suedez SVT raportoi për çështjen të premten, më 13 nëntor. Artisti kishte deklaruar më parë në intervista se i kishte dhënë fund jetës kriminale. SVT nuk specifikoi sasinë e saktë apo llojin e drogës.




















































































